Kryeministri Edi Rama në një video-konference mbrëmjen e sotme ka folur edhe njëhere mbi masat ekonomike që po merrr qeveria e tij në lidhje me pandeminë.
“E di mirë, vuajtjen e shumë kujt që po përjeton shtrengimin e rripit ekonomikisht, po dijeni mirë se unë do bëj çdo gjë që t’iu ndihmojë. Kur shikoj disa që tregojnë disa receta për dhënie me lekë në dorë dhe kuptoj ose që vijnë nga rruga e piramidave, që e dinë se çfarë ka ndodhur ose ka ndërruar të kthejë pllakën e gramafonit që para luftës.
Kjo nuk do të thotë se katastrofa është shmangur dhe mos o Zot të hidhnin në det këtë që kemi bërë.
E di që nuk është lehtë kjo situatë. Po detajojmë lehtësim në lëvizjes, por do shihet nëse do kemi ulje gjatë javës dhe do bëhen publike të gjitha javës tjetër. Dua t’u inforomoj se po detajojmë një plan masash për lehtësimin levisjes, por nuk veprojmë nëse nuk ulet kurba e koronës”, -u shpreh Rama.