Ai po festonte ditëlindjen e tij të 40-të me miq dhe të afërm, kur një pllakë që mbulonte një pus artezian 25 metra të thellë u thye dhe përfundoi në të duke vdekur.
Viktima është Antonio Andriani, me origjinë nga Bari në Itali. Aksidenti me fatalitet ka ndodhur pak pas mesnate, në lagjen Pegno, ku dyzet vjeçari kishte marrë me qira një vilë.
Andriani po kërcente mbi kapakun e pusit, kur struktura që e mbulonteu shemb dhe 40-vjeçari përfundoi 25 metra në thellëso.
Zjarrfikësit dhe karabinierët e gjetën trupin e Andrianit vetëm rreth orës 4 të mëngjesit, pasi zjarrfikësit e specializuar për kërkime të tilla mbërritën nga Palermo. Viktima kishte një plagë të thellë në kokë. Trupi u dërgua në morgun e Marsala për autopsinë e urdhëruar nga Prokurori i Trapanit.
Antonio Andriani, siç raportojnë mediat nga Bari, ishte një nga artistët më të njohur në qytetin e tij, Molfetta, për performancat e shumta për Renato Zero. Ai jetonte në Siçili, ku punoi si menaxher në një kompani me qendër në Trapani.