Flamur Noka mësohet se ka gjuajtur drejt kamerës së një operatori në Kuvend.
Mësohet se kjo ka ndodhur me pretendimin se po filmonte telefonat e deputetëve.
Për këtë situatë ka ndërhyrë dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke i tërhequr vërejtje Nokës.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se shkak ka qenë sepse operatori po filmonte telefonin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Po të njëjtat burime thonë se në ato çaste Berisha ka qenë duke parë një video-denoncim që i kishte ardhur në rrjetin social Whatsapp.
Ka qenë deputeti Flamur Noka i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka qëlluar operatorin me rregulloren e Kuvendit.