Rreth orës 11:00, të kësaj të premte në fshatin Vidhishte, Njësia Administrative Kuman, Bashkia Rroskovec, është ndërhyrë me vendim të kryetares së bashkisë Majlinda Bufi në prishjen e disa pronave të banorëve të fshatit.
Banorët janë ankuar se një gjë e tillë po bëhet në prag të zgjedhjeve dhe për këtë ndërhyrje nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak, madje banorët që janë pronarët e këtyre pronave nuk janë shpronësuar.
Banorët e konsiderojnë sulm të paprecedentë ndaj tyre në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që punimet po tentohen të kryhen pa pasur një tabelë ku nuk deklarohen firma që do të kryej punimet, afati i punimeve si dhe vlera e tenderit nuk deklarohet.
Banorët që preken nga prishja e pronës së tyre thonë se kjo gjë bëhet pasi ata janë të djathtë dhe sulmi është politik, ndërkohë bashkia pretendon se pronat merret për të ndërtuar një trotuar.
“Vetëm gojarisht i kemi marrë mezor çfarë janë këto. Nuk lejohen punimet në kohë fushatë. Vazhdo foli qytetarëve. Nuk më bën dot presjon mua ti. Puna ime kjo është. Fushata është fushatë dhe nuk lejohen punime. Tani e gjete ti të bësh punime. Ku ishe deri dje. Je duke shkelur ligjin,” dëgjohet të thotë në video qytetari që denoncoi punimet.
(E.H/Faxweb.al)