Opinionisti Olti Curri ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar lidhur me foton që kishte publikuar një vajzë shkodrane, Brigela Demaj, me rroba banjoje.
“Po ku i gjetet gjithe keto pordhe me barkun bosh”?
Nje vajze nga Shkodra e linçuan dhe po te kishin arme do ta vrisnin pse doli ne profil te saj ne nje foto me bikini ku dukej lehte mbi peshe. Nderkohe Çiljeta po komentohet egersisht rende poshte nje foto qe e tregon te kete blere byreke!
Kaq vjet i ekspozuar ne rrjete sociale e njoh mire kete fushate injorance dhe zilie.”, komenton Olti Curri.
Pak ditë më parë, Brogela Demaj publikoi një foto me rroba banjoje, ku dilnin në pah format e saj të rrumbullakosura, pasi ishte pak e mbushur. Mirëpo të shumtë ishin ata që bënë komente negative, madje edhe ndiheshin të fyer nga publikimi i fotos.
Ndërkohë për këto komente Demaj e ka një përgjigje si për komentuesit ashtu edhe për portalet.
“Vras mendjen, nese nji foto e nji vajze mbipeshe shkakton kaq impakt, cilat paskan ken pritshmerite e juja per vajzat mbipeshe? Te mos shkojne ne plazh? Te mos dalin ne rroba banje, te shkojne diku aty ne qoshe dhe te mshefen, apo thjesht te kene miresine mos me i postu fotot e tyne? Ku ju çon mushka o te mjere?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
REAGIMI I OLTI CURRIT
“Po ku i gjetet gjithe keto pordhe me barkun bosh”?
Nje vajze nga Shkodra e linçuan dhe po te kishin arme do ta vrisnin pse doli ne profil te saj ne nje foto me bikini ku dukej lehte mbi peshe. Nderkohe Çiljeta po komentohet egersisht rende poshte nje foto qe e tregon te kete blere byreke!
Kaq vjet i ekspozuar ne rrjete sociale e njoh mire kete fushate injorance dhe zilie.
Po ju flet sinqerisht nje njeri qe pak jave me pare nxorra ne foto çorapen me nje derr vrime te gishti i madh dhe nuk me rruhet fare po fare nga mendimi i atyre qe e dine veten perfeksioniste ne nje hale vend si ky i yni mbushur me copa muti si ne. E nxorra çorapen me vrime pa teklif, se tashme ne moshen statusin social dhe ekonomik besoja qe do ta kapnin momentin humoristik pa dyshuar ne mundesi ekonomike per te pasur nje pale çorape pa vrime. Madje kjo i kish ndodhur Vasco Rossit dhe italianet dhe ai vete u zbaviten, por shqiptaret jo. Komentet shprehnin ndot, neveri, dhembshuri per varferine time, terheqje vemendje per etike. Edhe nga kush, nga keta qe nuk hajne byrek si Çili dhe jane elegante si Emine Cunmulaj dhe jo si vajza shkodrane topolake. Po t’ja hapesh fotot e profileve jane si thase plehrash mbushur me kandile deti qe byrekun e lladhe e hane nje here per ditelindje edhe nje here kur shkepen me pornarin e byrektores.
Pikerisht keta shqiptare qe nuk komentojne tek profilet e deputeteve te tyre, qe nisur nga statistikat, jemi vend me perqindje te larte korrupsioni, krininaliteti, papunesie, dhune ne familje, varferie, arsimimi etj etj. Pikerisht keta vemje, njerez me probleme mendore dhe te uritur ne stomak dhe shpirt qe nuk i bien dot gomarit dhe i bien samarit. Qe nuk ndryshojne dot gjendjen e tyre ekonomiko sociale dhe godasin shumica ne anonimat ne faqet e personazheve te shoëbizit.
Sektori i idioteve mbrohet me tezen: ju per kete jeni qe t’ju shfryjme nervat perse na beni bllok?
Sepse nuk vuajme nga sindroma e Stokholmit, dhuna eshte dhune edhe nuk dashurohet por denohet.
Edhe mua me dalin jarget kur shoh ku jane artiste kengetare autore prezantues te huaj ne keto momente pushimesh, por fakti qe nuk i arrij dot nuk me ben ti mallkoj por te falenderoj Zotin qe keq keq mund te shkoj tre , kater here ne vit me pushime dhe te vishem e te mbathem si dua…kete vit me mire se vjet, vitin qe vjen ishalla me mire se sivjet…e keshtu.
Uleni dozen e inatit dhe nuk i qahet halli kaloresit se i varen kembet… (D.D/Shuplaka)