40-vjeçari Kenan Giray po mblidhte perime në kopshtin e tij kur një gjarpër 2 metra i gjatë e pickoi në dorë dhe në krah. Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ai moment, burri vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Diyarbakir të Turqisë. Giray po punonte në kopsht dhe po mblidhte perime kur pa një gjarpër 2 metra të gjatë. Mori gurë dhe filloi ta qëllonte, por gjarpri ia doli të fshihet. Pak më vonë, gjarpri u rishfaq dhe sulmoi burrin në krah dhe në dorë.
Ngjarjen e panë edhe të afërmit, të cilët e dërguan menjëherë në spitalin shtetëror Ergani. Mjekët ndërhynë menjëherë, por përkeqësimi i gjendjes së 40-vjeçarit i detyroi mjekët ta dërgonin në Spitalin Universitar të Dicles, ku vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.