Kryeministri Edi Rama si gjithnjë aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm me postime por edhe me komente, është futur sërish në debat me ndjekësit e tij.
Në një foto me mbishkrimin “Republika e Re si duket nga çadra, si duket jashtë çadrës”, një qytetar e akuzon kryeministrin se po na kthen në komunizëm.
“Zgjedhje pa një kundërshtare janë veç fasade e janë te fituara dhe mospasja e një opozite ne parlamentin e ri do shifet si një diktature erdoganiste. Nuk mund te behet vendi jon si Turqia nëse duam Evropën te futemi partitë e liderët e tyre duhet te gjejnë gjuhen e dialogut. Mos te merën me postime qesharake. Kjo nuk i shërben vendit. Ne France triumfoi demokracia se populli beri zgjedhjen e tije po ne si vend shqiptarë kur do triunfoj demokracia se me sa shoh këta liderë qe kemi veç ju mashtrojnë e mendojnë se jane te përhershëm ne ato poste. Po do vije nje dite qe ky popull do i rezoj forte do duken kaq qesharak pastaj per popullin se nese nuk i sherben kombit tënd por veç e përdore për interesat e tua si lider per te mare pushtetin se ke te gjate fundi do vije nje dite ashtu si iku Saliu, Nano edhe ju Z Edi do merni fund vendi jone ska nevoj per diktatore e mbreter i kemi pas e asgje te mire nuk na ben veç shkatërrim qe kështu ndrysho modelin e politikebërjes e mos mashtro me shqiptarët si Saliu per fushat se nuk te shkon me.”, shkruan qytetari.
Megjithatë Rama nuk ka hezituar t’i përgjigjet se Shqipëria nuk kthehet në komunizëm, por arsyeja të lë pa fjalë.
“Arsi qesharak dukesh ti ne fakt, qe nuk ben dot dallimin mes pengimit te nje partie per te hyre ne zgjedhje, dhe vendimit te nje partie per te mos hyre ne zgjedhje! Dhe mos ki merak se nuk behet diktature Shqiperia pse vret veten PD-ja me doren e Saliut, po shih te lexosh e te mesosh sa me shume qe te kuptosh me shume e te flasesh me pak gjera pa kuptim, edhe pse e kuptoj qe ke deshiren e mire per vendin tend”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)