Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte në Opinion ka deklaruar se protesta e opozitës po merr mbështje të madhe nga shqiptarët.
Nesër tha kreu demokrat do mbërrijnë edhe banorët e Zharrëzës të cilët prej disa javësh po protestojnë kundër qeverisë dhe vendimeve të Edi Ramës.
Basha theksoi se protesta e opozitës do arrijë të përmbysë kastën politike kriminale dhe që mbështet krimin.
“Kjo republikë që po përmbyset do zëvendesohet nga republika e qytetarëve shqiptar, themeli i të cilës, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.
“Ne po hedhim themelet e një republike të re dhe do përmbysim republikën e krimit. Po hedhim themelet e një republike me pushtet të kufizuar, zgjedhje të drejtpërdrejtë të deputetëve dhe presidentit, republikë e drejtësisë së vërtetë, si ato vendet ku po shjkojnë shqiptarët sot dhe po emigrojnë. Standarte europiane për gjithçka dhe asgjë më pak.
Ftojmë çdo forcë politike të reflektojë për këtë. Janë çështjet themelore. Ajo që nis sot do të përfundojë vetëm kur qytetarët të kenë 100% garanci, që ligji dhe kushtetuta do të zbatohen.”, vazhdoi më tutje ai.
“Për kryetarin e opozitës, ky shesh, është një shesh veprimi dhe s’mund të kemi asnjë vend tjetër përveç se protestës qytetare. Ky është një bashkim popullor, vertetë e kemi organizuar ne, gjatë gjithë këtyre ditëve, duke filluar nga e shtuna e 18 shkurtit, do gjesh një bashkim popullor që i kalon kufijtë e një partie politike, organizimi mund të jetë i kësaj partie, por pjesëmarrja është e qytetarëve. Këtu kemi pasur naftëtarë, studentë dhe gjimnazistë. Kjo protestë tejkalon kufinjtë e një organizimi partiak, kjo është çadra e lirisë, është e qytetarëve”, u shpreh ai.
Prej ditësh Basha përsërit qëndrimin se duhet një qeveri teknike që ofron zgjedhje të lira dhe të ndershme . Ai po ashtu u ka thënë të rinjve se kjo republikë e kalbur duhet shembur sa më parë.
(M.D/ Shuplaka)