Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat sa i takon zgjedhjeve të 14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki.
Ai denoncoi se në mënyrë të jashtëligjshme, qindra punonjës të administratës janë emëruar komisioner dhe numërues në QV.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berish denoncoi largimet nga puna ndaj atyre që nuk u përgjigjën sipas tij presioneve të administratës.
Berisha: Si kurrë ndonjëherë në historinë e ketij vendi adminstrata u shndërrua në një lloj polici politike e procesit elektoral. Janë vendosur në kundërshtim me ligjin janë vendosur komisioner me qindra punonjës bashkie.
Me ligj e ndaluar, e palejueshme. Aspekti tjetër qindra e qindra punonjës të administratës janë emëruar komisioner dhe numërues në QV.
Aspekti më i shëmtuar i administratës qëndrimi i zyrtarëve si gardian në derën e QV, presioni që kanë bërë mbi punonjësit e tjerë, kërcenimet që ata kanë shpërndarë nëpërmjet punonjësve.
Kane filluar që sot shkarkimet nga puna ndaj atyre që nuk u përgjigjën. Administrata dhe eksponente u sollën në mënyrën më anti-ligjore në këtë proces.