09:49 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po shoh që mungesa ime nuk ka shkaktuar dëm”, moderatorja e njohur largohet papritur nga “E Diell”

19:30 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po shoh që mungesa ime nuk ka shkaktuar dëm”, moderatorja e njohur largohet papritur nga “E Diell”

Sezoni i ri i “E diell” e gjeti Einxhel Shkirën moderatore të rubrikës “Beauty”, ku garojnë 8 parukierë dhe 8 artistë grimi, ndërkohë që në sezonin e kaluar ajo drejtonte një rubrikë me sfida të ndryshme, me në qendër personazhe të njohur. Megjithatë puntatën e fundit të “E diell”, Shkira nuk ishte e pranishme në program, gjë që ngriti dyshime për një largim të saj.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel u shpreh se është larguar nga “E diell”, për shkak se “nuk e ka gjetur plotësisht veten në rubrikën Beauty”.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh (qesh). Por gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’,  Edi Manushi, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure.”- u shpreh Enxhi.

 

Etiketa: einxhel shkira
Pas

“Nuk do e shoh djalin tim të rritet”, 36-vjeçari me kancer prek me fjalët: Do bëj gjithçka që t’ia…

Para

A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet Albin Kurti

Para
A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet Albin Kurti

A ka marrë përgjigje për ftesën publike ndaj Vjosa Osmanit? Flet Albin Kurti

Discussion about this post

 



Të Fundit

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

Me urdhër të Rubios, pushohen nga puna 1300 punonjës në DASH, mes tyre Yuri Kim! Ish-ambasadorja në protestë, përqafim mes lotësh me kolegët

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.