Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, është shprehur se ka deputet brenda Partisë Socialiste që duan të rrëzojnë Edi Ramën.
Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se deputetët e PS janë të gatshëm për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti nëse ai merr guximin për të ardhur në Kuvend dhe të kërkojë mocion besimi.
“Po të jetë trim le të kërkojë mocion mosbesimi në Parlament”, tha kryetarja e LSI-së.
“Janë të gatshëm deputetë socialist për ta rrëazuar, nëse ndihet aq i sigurtë le të këkojë mocion mosbesimi, nuk I dini të gjitha, unë po them aq sa më intereson”, tha Kryemadhi. (B.H/Faxweb)