20:58 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Po të jetoja në atë kohë do isha partizane”, Pojana-Kumbaros: Po qesh se s’qaj dot, Zonja ministre e punëve të kota, lëri dënglat

10:48 | 30/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Po të jetoja në atë kohë do isha partizane”, Pojana-Kumbaros: Po qesh se s’qaj dot, Zonja ministre e punëve të kota, lëri dënglat

“Por, jam shqiptare dhe bash si e tillë, sikur 100 herë të më pyesin se nëse do të kisha jetuar Luftën e Dytë Botërore nga cila anë do të rreshtohesha, 100 herë do të përgjigjem “me partizanët”, kjo ka qenë deklarata bërë dje nga ana e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Për Klevi Pojanën kjo është një situatë që të vë në dilemë të qeshësh apo të qash. Sipas tij shumica e partizanëve do ishin bërë ballistë ose do i linin shkrepat e malet e ‘lirise’ nëse do ta parashikonin se cfarë kohërash të zeza do të vinin më vonë, madje edhe më të zeza nga ato që erdhën.

Më tej Pojana thotë se Kumbaro është ministre e punëve të kota, dhe se njeriu që e do vendin e tij nuk e përdhos historinë dhe trashëgiminë kulturore duke e kthyer në mejhane e sallameri por e ruan si sytë e ballit.

REAGIMI I PLOTË I KLEVI POJANËS:

E ‘mrekullueshmja’ Mirela Kumbaro paska thënë se po të jetonte në atë kohë do ishte rreshtuar me patjetër partizane!

Hahahahaha…

Po qesh se nuk qaj dot por jam dhe i bindur se po të dilte kjo Mirelë partizane, shumica e partizanëve do ishin bërë ballistë ose do i linin shkrepat e malet e ‘lirise’ se do ta parashikonin se cfarë kohërash të zeza do të vinin më vonë, madje edhe më të zeza nga ato që erdhën.

Zonja ministre e punëve të kota, të lutem lëri dënglat e atdhedashurisë e patriotizmit të zjarrtë, pasi kushdo që fatkeqësisht të lexon apo dëgjon e di fare mirë se janë gënjeshtra më të shkurtra se flokët e tua të gjata.

Njeriu qe e do vëndin e tij, i shërben me përulësi dhe në kohra të paqta dhe nuk e lë Parisin për ta shkretuar e zhvatur!

Njeriu qe e do tokën e të parëve nuk e shkel dhe përdhos historinë dhe trashëgiminë kulturore duke e kthyer në mejhane e sallameri por e ruan si sytë e ballit!

Njeriu qe e nderon veprën, sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve nuk e shkatërron me ‘duart e veta’ natyrën e pasuritë që i fali Zoti vëndit të tij!

Po nejse me kë flas dhe unë, ty të ka zënë halli se ta dhanë kolltukun me zor se e dinin që i shërben mirë ‘pronarit’ dhe fajtor sigurisht është ai që ta dha, se të ishte për ty, nuk e merrje sikur të kishe dhe 100 jetë!

#RilindjesKombëtarevecsaibënipiskostuminorilindassorosian

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: debatiklevi pojanamirela kumbaro
Pas

Largimi i Vlahutinit, ironizon Manjani: Vapa ikën me Gushtin! BE-së do i lërë një vilë

Para

Balla-Bashës: Janë para të pista Lulëzim!, ”Flakë për flakë” kryedemokrati: Mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! S’ka asgjë ç’të fshehë PD!

Para
Balla-Bashës: Janë para të pista Lulëzim!, ”Flakë për flakë” kryedemokrati: Mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! S’ka asgjë ç’të fshehë PD!

Balla-Bashës: Janë para të pista Lulëzim!, ''Flakë për flakë'' kryedemokrati: Mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! S'ka asgjë ç'të fshehë PD!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.