Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një polic nën efektin e alkoolit është përplasur me një automjet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës. Më tej në njoftim bëhet me dije se drejtuesja e mjetit të aksidentuar ka përfunduar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ndaj efektivit janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes