Mjeku i spitalit të Beratit Piro Leka, ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen e efektivit Julian Xhelili, i cili u plagos me armë zjarri teksa shkoi për të shuar konfliktin mes dy familjeve në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ në qytet.
Mjeku Leka thekson se efektivi është plagosur me armë zjarri në regjionin gluteal të djathtë, por aktualisht ka marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Polici u paraqit i plagosur me armë zjarri në regjonin gluteal të djathtë. Mjekohet i jepet, ndihma e parë, ekzaminohet duke i bërë të gjitha analizat, duke i bërë dhe skanerin dhe më pas dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja është e mirë jashtë rrezikut për jetën”, tha mjeku.
Kujtojmë se tre vëllezerit Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, ( përdorues të lëndeve narkotike), pas një konflikti me familjen Mema, dhunuan fizikisht punonjësit e policisë që shkuan në vendngjarje dhe tentuan t’i rrëmbejnë armën policit Julian Xhelili, i cili ka mbrojtur armën dhe gjatë konfrontimit fizik, arma ka kryer qitje të pavullnetshme.