Policia e Sarandës ka arrestuar sot 9 persona, mes tyre 8 femra, të cilët u kapën me 1 ton lëndë narkotike.
Sasia e drogës, është sekuestruar në një tunel në Qafë-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”.
Balkan Web bën me dije se plot dy furgona policie janë ngarkuar me marijuanë të sekuestruar.
Ndërkohë bardhë e blutë po punojnë ende për të zbardhur detaje të tjera të ngjarjes, dhe për identifikimin e të arrestuarve.