11:19 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia çoi në SPAK 23 deputetë të PD, reagon Bardhi: Nuk na trembin dot!

14:23 | 01/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia çoi në SPAK 23 deputetë të PD, reagon Bardhi: Nuk na trembin dot!

Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi të martën Policia e Tiranës njoftoi se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për 23 deputetë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati akuzohen për veprat penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa 20 deputetë të tjerë demokratë akuzohen për veprën penale “shkatërrimi i pronës”.

“Këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Kreu i grupit demokrat, Bardhi e konsideroi procedimin penal të deputetëve si përdorim të policisë nga pushteti kundër opozitës. “Edi Rama dhe vegla e Ergys Agasit në Ministrinë e Brendshme nuk e trembin dhe nuk do ta trembin dot Opozitën. Partia Socialiste e ka ngritur krimin në sistem dhe sot po tenton të zhbëje opozitën,” tha Bardhi për BIRN, duke shtuar se “nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Edi Rama sot”.

Deputetët e PD-së pritet të përballen gjithashtu me masa disiplinore për përjashtim nga seancat plenare në bazë të një kërkese të një grupit deputetësh të shumicës socialiste në Kuvend. PS kërkon ndëshkim për 24 deputetë të opozitës me argumentin se kanë kryer shkelje flagrante të etikës dhe sjelljes parlamentare.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Kuvendit bëhet e ditur se është ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

“Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë,” thuhet në njoftimin e administratës së Kuvendit.

Administrata e quan sjelljen e opozitës një sulm të rëndë dhe të dënueshëm nga ligji. Protesta e opozitës mori dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët dënuan dhunën dhe bënë thirrje për dialog. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, duke folur para mediave të martën tha se “në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin”.

Ndërsa ambasada e SHBA në një reagim publik shprehu shqetësimin “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën”.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik,” apeloi kjo ambasadë./BIRN

Etiketa: bardhiSPAK
Pas

SPAK i sekuestroi pasuritë ish-shefit të Operacionales, shtyhet gjyqi! Kompania “Arlis” kërkon kthimin e 5 apartamenteve

Para

Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet, ndihmesa juaj është e paçmuar

Para
Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet, ndihmesa juaj është e paçmuar

Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet, ndihmesa juaj është e paçmuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

“Duhet penguar Putin”, Anglia do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Gramsh/ Qarkullonte me makinë të vjedhur dhe ishte në kërkim për grabitje, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza kokaine të bëra gati për tu tregtuar

Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave, Shqipëri – Serbi

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Rezonon fuqishëm me kauzat tona dhe me gjendjen e Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.