Një 35-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia helene pasi gjatë një kontrolli në banesën e saj policia i gjeti dhe sekuestroi 10 pako me 5 kg 66 gram heroinë.
Mësohet se në kuadër të operacionit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptares u gjetën dhe sekuestruan dhe 9 ilaçe narkotike, 1 thike, 7 celulare, 1 peshore elektronike, 8365 euro, sistem vëzhgimi me 3 kamera, si dhe ekran e pajisje regjistrimi.
Policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i shqiptares së arrestuar.
(M.Q/Faxweb)