Një qytetar është gjobitur dhe i është marrë patenta nga policia e Kukësit. Qytetari është gjobitur në rrugën e Kombit por pa kësaj atij i ka dal një problem që nuk po i gjen zgjidhje. Pasi ka paguar gjobën prej 40 eurosh pas 5 ditësh polici i ka thenë që të tërhiqte patentën.
Por policia e Kukësit edhe pas 5 ditësh nuk po ja kthen patentën duke i thënë se ka shumë patenta të konfiskuara që kanë humbur. Për këtë arsye qyterari kërkon ndihmë.
“Përshëndetje Harta Digitale. Jam gjobitur në rrugën e kombit pranë urës së Kukësit me radar. Problemi është që pasi e pagova gjobën 40 euro m’u konfiskua patenta dhe polici më tha brenda 5 ditësh të vish ta tërheqesh në Kukës. Ika në komisariatin e Kukësit dhe polici më tha që ka shumë patenta të humbura dhe të konfiskuara dhe nuk di ç’të them e as nga të shkosh.. Mund të më ndihmoi njeri nga të drejtohem? Të njëjtin problem e kishte dhe një familjar i imi dhe ka 3muaj pa patent shofer për të njëjtin rast konfiskimi dhe nuk ka të drejtë të aplikoi për të ri në Kosove”, shkruan qytetari.