22:22 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

13:22 | 27/03/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar reduktimin e tarifave doganore ndaj Kinës në këmbim të një marrëveshjeje për shitjen e TikTok. Kreu i SHBA tha gjithashtu se ishte i gatshëm të zgjaste afatin e tarifave, që pritet të hyjnë në fuqi në Prill, nëse nuk arrihet një marrëveshjeje për rrjetin social, raporton Reuters. Në Janar, ai shtyu zbatimin e ligjit të miratuar nën administratën e Joe Biden për të ndaluar TikTok. Në legjislacion, që u nënshkrua në vitin 2024, përmenden arsyet e sigurisë kombëtare për urdhërin e ndalimit ose shitjes.

“Në lidhje me TikTok, dhe Kina do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e një miratimi, ndoshta, dhe unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë. Ndoshta do t’u jap atyre një ulje të vogël të tarifave ose diçka për ta bërë këtë gjë”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën.

Kompania e rrjetit social ka afat deri më 5 Prill për të gjetur një blerës jo-kinez ose do të përballet me bllokim në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare, vendim që supozohej të hynte në fuqi në janar sipas një ligji të vitit 2024.

Ligji është rezultat i shqetësimit të Uashingtonit se pronësia e TikTok nga ByteDance e bën atë në varësi të qeverisë kineze dhe se Pekini mund ta përdorë aplikacionin për të kryer operacione influencuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe për të mbledhur të dhëna për amerikanët.

Pas

“Momenti i duhur për të investuar!”- Rama takim me sipërmarrësit e huaj: Është koha për të blerë qoftë edhe një gur, Shqipëria ka nisur të lulëzojë!

Para

Koreja e Jugut, 27 viktima nga zjarret më të fuqishme në historinë e vendit

Para
Koreja e Jugut, 27 viktima nga zjarret më të fuqishme në historinë e vendit

Koreja e Jugut, 27 viktima nga zjarret më të fuqishme në historinë e vendit

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.