Pas 8 orësh janë lënë të lirë tre banoret e Fanit të cilët u shoqëruan paraditen e sotme pasi nuk lejuan shkarkimin e tubacioneve për ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre.
Të ndaluarit janë marrë në pyetje për disa orë ndërsa sipas këtyre të fundit Policia kërkonte pretekst për ti arrestuar por nuk gjeti asnjë provë për ti mbajtur në burg.
Gjatë qëndrimit në komisariat, policia ushtroi kontrolle të imtësishme në banesat e tre shtetasve të ndaluar, por nuk gjen asgjë. Policia shoqëroi rreth orës 11, Florin Gjoka, Anton Kola dhe Gjovalin Lleshi.
Discussion about this post