Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugët e kryeqytetit, duke vënë në fokus mjetet që shkaktojnë zhurma të larta përmes modifikimeve të paligjshme dhe rrezikojnë sigurinë rrugore.
Kontrollet e zhvilluara në disa zona të Tiranës kanë evidentuar dhe ndëshkuar drejtues që kryejnë manovra të rrezikshme dhe prishin qetësinë publike. Si rezultat:
-
Janë bllokuar 23 motomjete
-
Bllokuar 12 automjet
-
Janë vendosur masa administrative deri dhe mbi 1 milion lekë
Policia Rrugore thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, duke aplikuar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor përmes kanaleve zyrtare, duke iu garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.