Pavarësisht se Policia e ndaloi protestën e minatorëve përpara kryeministrisë, ata nuk janë tërhequr.
Një pjesë e mirë e tyre kanë lëshuar mesazhe të forta në drejtim të zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ata i kërkojnë atij që të mbajë fjalën që ju ka dhënë kohë më parë lidhur me statusin e tyre.
Një pjesë e grupit negociator i janë drejtuar ministrisë së infrastrukturës ku do të priten në takim nga stafi i ministrit Damian Gjiknuri.
‘’Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë?
Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon”, ishin disa nga mesazhet nga ana e minatorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)