Poni është e rezervuar për sa i takon jetës private dhe pothuajse nuk publikon kurrë foto të familjes apo të djalit.
Por këtë rradhë, këngëtarja ka vendosur të prezantojë djalin e saj nëpërmjet një foto të postuar në profilin e saj në Instagram.
“Ditën që të mora në krahë, kuptova se çdo sukses, sakrificë, gëzim, dhe mund ishin 0!!! Sepse madhështia, dashuria dhe puthja e parë që të dhurova i mundnin të gjitha! Të premtoj biri im që do të jem një nënë e përkushtuar dhe e drejtë me ty, deri ditën kur ti të kesh nevojë për mua!!! Sepse të dua mbi çdo gjë! Pse nënat japin kaq shumë dashuri, përse të gjitha nënat janë njësoj?”, shkruan këngëtarja mbi foto.