Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka pësuar një aksident të frikshëm me makinën e tij, teksa ishte duke shkuar në qendrën stërvitore të klubit, “Carrington”.
Mediat britanike kanë publikuar foto nga aksidenti i ndodhur këtë të hënë, ku shihet makina e tij, Lamborghini, me vlerë gati 200 mijë euro, e përplasur me barrierat mbrojtëse në anë të rrugës.
Klubi anglez bëri të ditur në një deklaratë për mediat se argjentinasi nuk kishte pësuar dëntime, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, që dëmet material i ka të konsiderueshme.
Romero ka qenë zëvendësuesi i De Geas këtë sezon në Premier League dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri tani. Por ka marrë pjesë në 4 ndeshje në Europa League dhe gjithashtu në Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës.
(E.K/Faxweb.al)