20:00 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Post protesta/ Basha reagon sërish: Zemrat tona shpresëplotë, ky që shitet si kryeministër është Maduro

16:17 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë”, Basha thirrje krutanëve: Rama ka bërë masakër me të pamundurit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të cilët sipas tij duan ti japin fund padrejtësisë dhe pandëshkueshmërisë.

Sipas Bashës vendi është pa demokraci, pa Parlament, pa drejtësi duke argumentuar se shteti është kapur nga krimi i organizuar.

“Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit”, – shkruan Basha.

Basha shprehet se shqiptarët nuk do ta pranojnë më që ai të drejtojë vendin duke përmendur edhe faktorin ndërkombëtar ku thotë se opozita kërkon për popullin vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!

Statusi i plotë i Bashës:

Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti i një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre. 
Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Basha
Pas

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga protesta, policia kishte vendosur 6 kordonë para Kuvendit

Para

Djegia e mandateve/ DASH thirrje opozitës në Shqipëri, zbulon bisedat që ka zhvilluar me Kryemadhin dhe Bashën

Para
Djegia e mandateve/ DASH thirrje opozitës në Shqipëri, zbulon bisedat që ka zhvilluar me Kryemadhin dhe Bashën

Djegia e mandateve/ DASH thirrje opozitës në Shqipëri, zbulon bisedat që ka zhvilluar me Kryemadhin dhe Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.