11:57 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Praktika e punës në shtet, qeveria ul numrin e të rinjve që mund të fitojnë kontratë pune

07:52 | 03/06/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Praktika e punës në shtet, qeveria ul numrin e të rinjve që mund të fitojnë kontratë pune

Institucionet shtetërore mund të punësojnë më pak se 200 praktikantë, duke ulur mundësitë e punësimit për ata të rinj që bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Përmes një ndryshimi të vendimit të deritanishëm, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve për çdo institucion të administratës shtetërore, deri në 200 praktikantë, çka do të thotë se ky numër mund të jetë edhe më i vogël.

Ndërkohë që, deri më tani institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, duhet të punësonin patjetër me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë.

Po ashtu, vendimi i ri përcakton se kohëzgjatja e punësimit do të jetë 1 vit, ndërkohë që vendimi i mëprashëm saktësonte se punësimi do të ishte i përkohshëm, por nuk vendoste afate konkrete.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ka nisur të aplikohet prej vitit 2015 dha ka për qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohjen me administratën publike për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç.

Ai zgjat 3 muaj dhe është pa pagesë, por pavarësisht kësaj,  periudha e praktikës njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike./Scan

Etiketa: praktika pune
Pas

Armando Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen në studio

Para

E vërteta e sherrit me moderatoret, Rovena Stefa tregon si u mbyll gjyqi: Mua më mjaftoi…

Para
E vërteta e sherrit me moderatoret, Rovena Stefa tregon si u mbyll gjyqi: Mua më mjaftoi…

E vërteta e sherrit me moderatoret, Rovena Stefa tregon si u mbyll gjyqi: Mua më mjaftoi...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.