K.P., dyshohet të jetë bashkëpuntore në 7 vjedhje me dhunë të kryera nga katër shtetasit e arrestuar në operacionin “Gracka”, më datë 02.04.2017.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Nga operacioni “Gracka” përfunduan në pranga vëllezërit Fatjon dhe Ndue Bushgjokaj, si dhe vëllai 17 vjeçar A Bushgjokaj.
Gjithashtu, dy ditë më parë u arrestua edhe shtetasi Elton Leka.
Fillimisht ishte shtetësja K.P. e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.
(M.D/ Shuplaka)