14:45 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pranvera e re” ballkanase/ ‘Dorëzohet’ presidenti Vuçiç, pranon zgjedhje të parakohshme

15:29 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Mendova se Haradinaj po bën numra”, deklarata e papritur e Vuçiç: Ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu

Partia Progresive Serbe (SNS) e drejtuar nga presidenti aktual, Aleksandër Viçiç, ka vendosr të kapërcejë krizën politike të krijuar në Serbi duke dhënë një sinjal të fortë paralajmërues për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Njësoj si në shumë vende të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, prej disa muajsh edhe në Serbi kanë shpërthyer protesta të mëdha popullore të cilat kërkojnë rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Vuçiç dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pak ditë më parë, protestuesit madje ‘pushtuan’ edhe Radio Televizionin shtetëror RTS duke i dhënë një mesazh të qartë presidentit se ata janë të vendosur për rrëzimin e qeverisë së tij. Pavarësisht nga demonstrimet masive, presidenti Vuçiç kishte qëndruar i palëkundur deri më sot ndaj kërkesave të opozitës, për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Një qëndrim ky i ngjashëm me atë të kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se pavarësisht protestave të vazhduehme të opozitës shqiptare, nuk ka ndërmend të pranojë kërkesën e saj për dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Situata e rënduar politike në Serbi dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushte SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të  parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në vend.

Lajmi është dhënë nga të gjitha mediat vendase në Serbit dhe ato të huaja, të cilat njoftojnë se partia e presidentit serb Alekdandër Vuçiç është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

Pas mbledhjes Vuçiç deklaroi se “Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”.

Ndërkoihë nga ana tjetër ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës që opozita në Serbi idhte ngritur në protestë, presidenti ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

“Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka”, deklaroi Vuçiç.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: al;eksander vicicpranvera e reserbisnszgjedhje te parakohshme
Pas

Mbyllja e lojërave të fatit në Kosovë, Haradinaj jep njoftimin e rëndësishëm

Para

Fermerët në Lushnje paralajmërojnë: Protesta e 3 prillit do të përshkallëzohet

Para
Fermerët në Lushnje paralajmërojnë: Protesta e 3 prillit do të përshkallëzohet

Fermerët në Lushnje paralajmërojnë: Protesta e 3 prillit do të përshkallëzohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.