22:47 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Prapaskenat, si e refuzoi shefi i CIA-s takimin me Saimir Tahirin në Tiranë

14:58 | 08/12/2016
në Kryesore
0
Prapaskenat, si e refuzoi shefi i CIA-s takimin me Saimir Tahirin në Tiranë

Të mërkurën e 7 Dhjetorit u njoftua se Drejtori i CIA-s zoti John Brennan, kishte zhvilluar në Tiranë disa takime me personalitete shtetërorë.

Shumicën  e orëve të paradites, zoti Brennan e kaloi me homologun e tij Visho Ajazi, ndërsa takimet vijuan me Presidentin Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zotin Haki Çako.

Zoti Çako dukej si një përjashtim nga rregulli, ndërsa një burim konfidencial i informuar me përgatitjet e vizitës, i tha Hashtag.al se ka qenë ministri Tahiri ai që ka synuar një takim me Shefin e CIA-s, por kërkesa është shmangur me lezet.

”Në momentin kur po rakordohej axhenda e takimeve, përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë kishin sugjeruar  dhe një takim me ministrin Tahiri. Por nga stafi i zotit Brennan u përgjigjën  me diplomaci se nuk ishte i nevojshëm ky takim, meqenëse Tahiri do ishte prezent në takimin që Brennan do të zhvillonte me kryeministrin Rama. Përfaqësuesit e ambasadës nuk këmbëngulën më tej pas kthimit të përgjigjes refuzuese, ndonëse mund të kenë mbetur të zhgënjyer nga përgjigja që morën”, – tha burimi konfidencial për Hashtag.al.

Vizita e zotit Brennan në Tiranë ka pasur një vëmendje të gjerë mediatike. Disa media dhe aktorë politikë kanë hedhur pista mbi arsyet e kësaj vizite.

Pistat duken  interesante, por ka pak gjasa që media të zbërthejë motivet e një vizite të këtij rangu brenda 24 orësh. /Hashtag.al

Etiketa: john brennanrefuzimsaimir tahiaishef i cia
Pas

Suarez kontratë të re me Barcelonën deri në 2022

Para

Asbesti në Moglicë, 30 punëtorë lënë punën: Të tjerët s’protestojnë se kanë frikë

Para
Asbesti në Moglicë, 30 punëtorë lënë punën: Të tjerët s’protestojnë se kanë frikë

Asbesti në Moglicë, 30 punëtorë lënë punën: Të tjerët s'protestojnë se kanë frikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.