Shpë.rthimi me tri.tol në Tiranë ku u pla.gos Preng Gjini e ka një të dy.shuar, pikërisht nga fisi i Reçëve. Burimet konfirmojnë se për këtë ngjarje të rën.dë ka një person të dyshuar, i cili është kapur nga kamerat.
Ky konkluzion vjen pas hetimeve intensive për ngjarjen që tr.onditi kryeqytetin më 15 shtator dhe mbledhjes së provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.
Mësohet se i dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpë.rthimit. Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi, edhe pse këta të fundit kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.
Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjes sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve. Dyshohet se a.tentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të dr.ogës mes familjeve Reçi e Gjini.
(E.K/Faxweb.al)