15:25 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj merr pjesë në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun në Vatikan

15:17 | 26/04/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Bajram Begaj merr pjesë në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun në Vatikan

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë këtë të shtunë në Meshën e Shenjtë të organizuar për Papa Françeskun, e cila u mbajt përpara Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Krahas shumë udhëheqësve botërorë, Presidenti Begaj ishte i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, i shoqëruar nga një delegacion shtetëror që kryeson, i përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, znj. Adea Pirdeni, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Frangaj.

Në nderim të Atit të Shenjtë, qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamuri kombëtar është vendosur në gjysmështizë në Institucionin e Presidentit të Republikës në Tiranë.

Papa Françesku gëzon një lidhje të veçantë me Shqipërinë, që nga vizita e tij historike në shtator 2014, shpallja Shenjtore e Nënë Terezës në vitin 2016, si dhe lumnimi i 38 martirëve shqiptarë të komunizmit po atë vit. Më 16 nëntor 2024, janë shtuar edhe dy martirë të tjerë në këtë listë.

Presidenti Begaj është pritur dy herë në Audiencë të veçantë nga Papa Françesku, në dhjetor 2022 dhe në maj 2024, duke dëshmuar marrëdhëniet e ngushta dhe respektin e ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Pas

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

Para

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

Para
Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

 



Të Fundit

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë

Blushi: I vetmi “ndërtim i paligjshëm” që duhet shembur një orë e më parë është Edi Rama, zaptues i tokave publike dhe zgjedhjeve të 11 Majit

Forcohet bashkëpunimi për sigurinë, patrulla të përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë, SHBA miraton projektligjin historik për kriptot

Zelensky: Po zbatojmë marrëveshjet me Moskën, por procesi i bisedimeve kërkon më shumë vrull

SHBA, 61-vjeçari në gjendje të rëndë pasi “gëlltitet” nga skaneri gjatë ekzaminimit mjekësor

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.