Krerë të shtetit dhe politikanë kanë kryer homazhe sot në varrezat e ‘’Dëshmorëve të Kombit’’ në nderim të dëshmorëve që kanë rënë në nder të atdheut dhe çlirimit nga pushtuesit e huaj.
Për të kryer homazhe kanë qenë të pranishëm Presidenti në detyrë Bujar Nishani, Presidenti i zgjedhur dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta si dhe kryeministri Rama.
Ata kanë vendosur kurora me lule dhe mes Ramës dhe Nishanit është shkëmbyer dhe një përshëndetje e rastit.
Kujtojmë se në këto tre ditët e fundit Rama dhe Nishani janë takuar tre herë, për shkak dhe të negociatave për zgjidhjen e krizës politike që janë zhvilluar në Presidencë.
Pak më herët kryeministri ka kujtuar këtë ditë edhe përmes postimit të ‘’mirëmëngjesit’’ në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES, dhe ju uroj një 5 Maj të mbarë me këtë imazh nderimi pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut”,shkruante Rama. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1733″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]