Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi ndaj vendeve të inkurajuara nga Britania e Madhe, të cilat duan që të kopjojnë Brexit.
Sipas Juncker, nëse largimi i vendeve nga Bashkimi Europian ndodh, mundet që të shkaktohet një luftë në Ballkanin Perëndimor. Në intervistën e dhënë për “Financial Times”, ai shprehet se entuziazmi i presidentit të SHBA-ve për largimin e Britanisë nga BE-ja ishte “i bezdisshëm” dhe “e habitshme”.
“I thashë zëvendës-presidentit “Mos e thuaj atë, mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse në qoftë se Bashkimi Europian bie, ju do të keni një luftë të re në Ballkanin perëndimor “, u shpreh Juncker referuar takimit me zëvendës-presidentin amerikan Mike Pence, kur ai vizitoi Brukselin muajin e kaluar.
Juncker u shpreh se ishte e rëndësishme t’i ofrohej vendeve të rajonit një perspektivë e anëtarësimit në BE.
(XH.A/SHUPLAKA)