Presidenti i Korëesë së Jugut Moon Jae-in është takuar sot me liderin e Koresë së Veriur Kim Jong Un në kryeqytetin koreano-verior, Penian në samitin “më të rëndësishëm”, shkruajnë mediat e huaja.
Me mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të përshëndetur Moon gjatë vizitës së tij historike, ku janë përcjellë mesazhe ‘unifikimi’.
Moon dhe Kim takuan njëri-tjetrin me përqafime dhe buzëqeshje para kamerave, përpara se të udhëtojnë së bashku në një limuzinë të hapur për të mbajtur rreth dy orë bisedime zyrtare.
Vizita shënon herën e parë që një president i Koresë së Jugut ka vizituar Phenianin për më shumë se një dekadë. Kjo është grupi i tretë i bisedimeve midis dy liderëve që nga kthesa e Koresë së Veriut drejt afrimit me Jugun dhe SHBA-të këtë vit.
Mediat botërore shkruajnë se presioni më i madh është mbi presidentin e Koresë së Jugut, i cili do të provojë, për të prodhuar një angazhim të prekshëm nga Kim për tu denuklearizuar. Bisedimet kanë ngecur dhe SHBA është e dëshpëruar për të parë disa përparime pas takimit të Kim në Singapor me Donald Trumpin në qershor.
Të mërkurën, Moon dhe Kim planifikojnë të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh zyrtare, pas të cilave pritet të zbulojnë një deklaratë të përbashkët dhe një pakt të veçantë ushtarak të dizajnuar për të zbutur tensionet dhe për të parandaluar përleshjet e armatosura. Moon do të kthehet në shtëpi të enjten.
Rezultatet e deklaratës së përbashkët do të shikohen nga afër nga Uashingtoni dhe Trump i cili, sipas ndihmësve të Moon, e ka emëruar Presidentin e Koresë së Jugut si “kryenegociatorin” e tij në gjetjen e paqes me Veriun.
(B.H/Faxweb)