Jo më larg se dje Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar emigrimin e paligjshëm. Gjatë fushatës Trump ishte shprehur se muri do ndërtohet me lekët e Meksikës. Kjo sipas Trump ajo duhet të pengojë emigrantët pa hyrë në tokën amerikane.
Ndërkohë sipsas asaj që raporton BBC Presidenti aktual i Meksikës, Enrique Peña Nieto hedhur poshtë këtë fakt. Meksika nuk do të paguajë për murin kufitareme SHBA, ka thënë në një mesazh drejtuar kombit presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto.
Ai tha se “Meksika nuk beson në mure”. Por ai nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e një udhëtim në Uashington më 31 janar për të takuar presidentin e ri amerikan Donald Trump, ku do jetë dhe lideri I parë në botë që do të takojë presidentin e ri amerikan. Z. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” dhe ka insistuar që Meksika do të rimbursojë SHBA për të, pra Meksika do ta paguajë murin.
Mr Pena Nieto tha: “Unë e kam thënë herë pas here, Meksika nuk do të paguajë për ndonjë mur. Si president unë marr përgjegjësinë e plotë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanët.Në bazë të një raporti të fundit nga ana e funksionarëve në Uashington dhe këshillave nga Dhoma e Tregtisë, me qeveritarët, e kështu me radhë, do të vendosë hapat e drejtë që duhen ndërmarrë. Meksika ofron miqësinë e saj ndaj popullit amerikan dhe gatishmërinë e saj për të arritur marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet që do të jenë në favor të të dy vendeve Meksikës dhe SHBA-së”, u shpreh presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto.