Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish duke këmbëngulur në zgjidhjen e krizës politike duke i ulur palët në tavolinë dhe diskutimin e shtyrjes së zgjedhjeve vendore. Në një postim në Twitter ai ripostuar deklaratën që bëri më herët sot (lexo këtu) me mbishkrimin:
“Përshëndes dhe mirëpres angazhimin e shprehur të Parlamentit gjerman për zgjidhjen e krizës duke iu bashkuar thirrjes drejtuar të gjitha palëve politike për të marrë përgjigje vendimmarrëse çështjet që lidhen me stabiltetin dhe demokracinë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa përjashtuar asnjë temë”, thuhet në reagimin e presidentit.
Në një seri postimesh në Twitter presidenti nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ramën, ndërsa ka postuar deklaratën e tij të plotë me fjalët:
“Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian“.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.https://t.co/gsDo3hRMcP
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 24, 2019
Përsh.&mirëpres angazh. e shprehur të Parl.?? për zgjidhjen e krizës, duke iu bashkuar thirrjes drejtuar të gjitha pal. politike në??, për të marrë përgj. vendimmarr. çështjet që lidhen me stab. demok. në??, në mënyrë gjithëpër. & pa përjashtuar asnjë temë.https://t.co/gsDo3hRMcP
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 24, 2019