Presidenti Meta ka zgjedhur këtë mesjave që të ‘arratiset’ nga Tirana drejt Kukësit.
Ai ka postuar disa foto nga momentet që po kalon, ndërsa shihet në shoqërinë e deputetit të PD-së Xhemal Gjunkshi.
Meta shihet i ulur këmbëkryq në shilte pranë një oxhaku të pandezur. Në asnjë moment presidenti i vendit nuk lë pa përmendur mikëpritjen që i është bërë në qytetin Verilindor.
Me ardhjen e verës Tirana bëhet vërtet e pajetueshme dhe presidenti e ka menduar zgjidhje për të qenë sa më fresk.
(E.K/FAXWEB.AL)