09:39 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Meta nis ditën me një sulm edhe për opozitën: Fitoret e thella…

08:42 | 05/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mbledh aleatët e Bashës në Presidencë, ja çfarë do të diskutojnë

Presidenti Meta ka postuar mëngjesin e sotëm një status për 30 Qershorin, ku mes të tjerave ka sulmuar dhe liderët e opozitës.

Meta thotë se në rast se opozita do të ishte bërë pjesë e zgjedhjeve, do të kishte pasur mundësi të merrte një fitore reale, dhe mos të mburrej me 85% të shqiptarëve që nuk shkuan të votonin.

“Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore”, shkruan Meta.

Postimi i plotë Metës: 

Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët

E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.

Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.

Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.

Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake.

Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.

(E.K/Faxweb.al)

 

 

Pas

Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare, ka raste me humbje të konsiderueshme

Para

Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, arrestohet kryebashkiaku

Para
Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, arrestohet kryebashkiaku

Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, arrestohet kryebashkiaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.