Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm, ai thotë se nuk ka krijuar bindje për kanditaturën e Lleshit. Meta ka pritur Sandër Lleshin pasditen e sotme ku e ka njohur me vendimin. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se Meta e priste të premten Lleshin në takim. Arsyet e shkuarjes së tij 1 ditë me vonesë nuk dihen.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet në njoftimin e shkutër të Presidencës.
Pas dorëheqjes së Xhafës Rama njoftoi se kishte emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.
Në postin e ministrit të Brendshëm mbetet ende fatmir Xhafaj, shkarkimi i të cilit nuk miratua të enjten e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Mos-dekretimin e Sandër lleshit presidenti duket se e paralajmëroi që ditën e djeshme, ku shprehej se vendimi i tij do të jetë kurajoz.
Ky vendim mund ta çojë presidentin në një përplasje institucionale me kryeministrin. Mosdekretimi i ministrit të ri eshte precedenti i parë në historinë e demokracisë në Shqipëri. Vendimi i presidentit do t’i bëhet i ditur kryeministrit, i cili duhet të paraqesë një emër të ri. Megjithatë çfarë ndodh pas këtij vendimi nuk është ende e qartë.
(B.H/Faxweb)