Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Finlandës. Meta, duke shprehur një konsideratë të lartë për këtë vend dhe ka publikuar edhe një foto.
Meta shprehet më tej se Finlanda është një vendi i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit. Sipas presidentit Meta , ky vend ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë.
“Mirëmëngjes miq!
Finlanda ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Ndaj s’mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë.”, është shprehur Meta. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post