Presidenti Ilir Meta ka uruar për 70-vjetorin Gëzim Kamen, aktorin dhe regjisorin e njohur. Meta ka theksuar se është një kënaqësi e veçantë për të , që të nënvizoj se jeta e Kames e larmishme, sidomos vepra e çmuar dhe e spikatur në artin skenik shqiptar, e ka pasuruar ndjeshëm artin.
“I nderuar zoti Kame, me rastin e Përvjetorit tuaj të 70-të, dëshiroj t’ju shpreh nga zemra urimet e mia më të mira: Gëzuar datëlindjen! Është kënaqësi e veçantë për mua të nënvizoj se jeta juaj e larmishme, sidomos vepra e çmuar dhe e spikatur në artin skenik shqiptar, e ka pasuruar ndjeshëm atë, duke ngritur akoma edhe më lart vlerat kulturore dhe artistike të vendit tonë. Duke ju uruar edhe një herë, gëzuar Mjeshtër, shëndet, lumturi në familjen tuaj, si dhe prodhimtari të mëtejshme e të suksesshme në rrugën e gjatë e të mundimshme të artit,Sinqerisht Ilir Meta”, shprehet Presidenti. (J.V/Faxweb)