Presidentja Natasa Pirc Musar, në një konferencë për shtyp me kreun e shtetit, Bajram Begaj, deklaroi se vendet e Bashkimit Europian duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe të hapin dyert për të pranuar shtetet e reja.
“Ne do të mbështesim integrimin europian të vendeve të Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë. Zgjedhje europiane janë të rëndësishme, me 9 qershor do të votojmë edhe në Slloveni. Duhet të jemi të vetëdijshëm se PE është institucioni i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt nga ne, aty dëgjohet fjala jonë. Besoj se do të dimë të bëjmë ndarjen mes të mirës dhe të keqes. Varet shumë nga vendet anëtare të BE se a do të kryejmë ne detyrën tonë dhe me dyer të hapura të pranojmë shtetet e reja. Ky nuk është proces i lehtë. Vullneti për të hyrë në BE zvogëlohet, në Maqedoninë e Veriut shihet diçka e tillë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kemi aq mençuri sa ta kryejmë këtë proces. Detyrat duhet të kryhen nga të dyja palët”, tha Natasa Pirc Musar.