Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Garda e Sigurisë e Firences (Itali) ku kanë shaktërruar një plantacion marihuane në një magazinë në Valencia, e cila shërbente si qendër logjistike për një organizatë shqiptare. Sipas burimeve policore, gjatë aksionit arritën të arrestonin dy anëtarë të bandës kriminale, të cilët e përdornin këtë ambient për të kultivuar dhe ruajtur kanabis me synimin për ta transportuar në vende të ndryshme të Europës.
Agjentët kanë sekuestruar 953 bimë marijuane si 110 drita, 55 ventilatorë, 23 panele dritash LED, 9 filtra karboni, 3 motorë ekstraktues, dhe të tjera materiale që shërbejnë për kultivimin e këtyre bimëve. Hetimet nisën janarin e kaluar kur agjentë të Policisë Kombëtare, së bashku me Gardën Financiare të Firences, hapën një hetim kundër një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës.