03:17 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidentja vuri veton për “ligjin rus”, protestuesit në Gjeorgji thirrje Parlamentit: Mbështesni nismën!

17:06 | 19/05/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidentja vuri veton për “ligjin rus”, protestuesit në Gjeorgji thirrje Parlamentit: Mbështesni nismën!

Qindra protestues u mblodhën të shtunën në mbrëmje jashtë parlamentit të Gjeorgjisë. Ata u bënë thirrje ligjvënësve që të tërheqin të ashtuquajturin “ligj rus” pasi Presidentja Salome Zourabichvili i vuri veton projektligjit.

Nëse hyn në fuqi, mediave dhe organizatave jo qeveritare që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, do t’u kërkohej që të regjistrohen si agjentë të huaj. Qeveria thotë se organizatat që marrin fonde nga jashtë u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj.

Presidentja tha të shtunën se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe “të gjitha standardet evropiane” dhe shtoi se “duhet të shfuqizohet”.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka një shumicë të mjaftueshme për të rrëzuar veton e Presidentes Zourabichvili dhe pritet gjerësisht që ta bëjë këtë lëvizje gjatë ditëve të ardhshme.

 

 

Qeveria gjeorgjiane këmbëngul se ligji është në mbështetje të transparencës dhe synon të frenojë atë që e quan ndikim të huaj dhe të dëmshëm në vendin prej 3.7 milionë banorësh.

Shumë gazetarë dhe aktivistë gjeorgjianë e kundërshtojnë ashpër këtë cilësim, duke thënë se aktualisht ata janë subjekt i kërkesave për kontroll dhe monitorim.

Dhjetorin e kaluar Bashkimi Evropian i ofroi Gjeorgjisë statusin e vendit kandidatit.

Zyrtarët e BE-së dhe udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre lidhur me projektligjin, si dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve./ VOA

Pas

Rama mblodhi shqiptarët në Athinë, Mitsotakis mesazh kryeministrit: Rruga juaj për në Europë, kalon nga ne!

Para

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Balluku inspekton punimet: Po punohet me ritme të shpejta për ta përfunduar me 30 qershor

Para
Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Balluku inspekton punimet: Po punohet me ritme të shpejta për ta përfunduar me 30 qershor

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Balluku inspekton punimet: Po punohet me ritme të shpejta për ta përfunduar me 30 qershor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.