Drejtori I informacionit në “Fax News”, Bledian Koka, i ftuar në emisionin 36ogradë të Artur Zhejit ka deklaruar se në prezantimin e strukturës së Task-Forcës “Forca e Ligjit” që u prezantua sot dhe kryeministri nuk ishte I pranishëm.
Për Kokën ky ishte lajmi i sotëm, për mirë apo për keq. Duke e konsideruar mungesën një gjest të rëndësishëm ai kujtoi dhe vizitën e shefit të CIA-s kohë më parë I cili nuk takoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
“Lajmi është mungesa e z. Rama në prezantimin e strukturës së Task-Forcës dhe mungesat janë gjeste të rëndësishme. Erdhi shefi i CIA-s dhe nuk takoi Saimir Tahirin”, tha ai. (B.H/Faxweb)