Kandidatja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, përmes një interviste për media reagoi në lidhje me konfrontimin fizik të ndodhur në ambientet e brendshme të qendrës së numërimit në shkollën “1 Maji”. Pampuri u shpreh se ishin 2 vëzhgues të pautorizuar të Partisë Socialiste ata të cilët rrahën dhe përgjakën vëzhguesin e PD-së.
“Shkelën rregullat brenda në sallë. Në momentin e rinisjes së numërimit, brenda u paraqiten persona me një listë të cilet e paraqiten te dera e shkollës. Ndërkohë që brenda u paraqiten dy persona me badgen e KQZ.
Ata ngacmuan, dhunuan dhe përgjakën vëzhguesin e PD-së së bashku me të afërmin e tij duke krijuar atmosferë dhunë brenda, ndërkohë që pyetëm kush ishin kërta persona, ata nuk i njihnin. Ata janë persona të paautorizuar.
Deri në këto momente janë të paidentifikuar. Kallëzimi është bërë nga djali që u dhunua. Më thonë që janë dhunuar dhe djem të tjerë nga PD-ja. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë dhe më pas i dhunuan. Unë kam qenë gjithë kohës brenda, në atë moment pashë që u dhunuan” tha Pampuri.