Princ Harry, i cili këtë javë ka qenë në një tur në ishujt Barbados, ka udhëtuar 1,700 milje për të parë të dashurën e tij në Kanada, në vend që të kthehej sërish në Britani.
Sipas “Daily Mail”, princi britanik e kishte rezervuar udhëtimin për në Londër por ai ndaloi në Toronto të Kanadasë, për të kaluar natën me aktoren Meghan Markle.
Mbase kjo është arsyeja pse Markle u shfaq e gëzuar në publik dhe duke mbajtur një tufë me lule.
“Harry mezi priste ta shikonte atë. Ai duhet të fluturonte për në Londër por ndërroi drejtim dhe shkoi tek e dashura sepse nuk e përballonte dot mungesën e saj.” , tha për gazetën britanike një mik i princit.
Çifti janë parë bashkë për herë të fundit para 3 javësh, kur aktorja simpatike ishte në Londër.