21:22 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prindër kujdes! Fëmijët nuk i tolerojnë lehtë dëmet e diellit

15:04 | 29/07/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prindër kujdes! Fëmijët nuk i tolerojnë lehtë dëmet e diellit

Stina e verës jo gjithmonë përkthehet në qef, argëtim dhe shplodhje. Në disa raste ajo mund të kthehet edhe në një torturë të vërtetë, sidomos për të vegjlit, nëse të rriturit nuk marrin disa masa dhe nuk tregohen të vëmëndshëm.

Një panorama të tillë na e japin urgjencat e spitaleve pediatrike në vend, të cilat gjatë ditëve të muajve më të nxehtë të vitit, Korrik dhe Gusht, rregjistrojnë nga 200 – 300 vizita ambulatore, ku një pjesë jo e vogël hospitalizohen për shkak të kushteve të rënda shëndetësore.

E ndërsa mjekët pediatër vashdimisht tërheqin vëmëndjen për masa mbrojtëse ndaj diellit, shumë prindër gjënden të painformuar saktë se çfarë duhet të bëjnë konkretisht me të vegjlit e tyre kur ata ekspozohen në diell gjatë pushimeve dhe jo vetëm.

Një nga pyetjet e para që vjen nga nënat e reja është : në cilën moshë mund të ekspozohen fëmijët në diell?

Mjekët pediatër të spitalit Hygeia shpjegojnë se kjo mund të ndodhë që nga muaji i dytë dhe i tretë i jetës së tyre. Të vegjëlve, pohojnë ata, dielli iu bën shumë mirë, por kujdes! Ata duhet të qëndrojnë të ekspozuar vetëm në orët e duhura: nga ora 07:00 deri në 10:00 dhe pas orës 17:00, atëherë kur edhe intensiteti i rrezeve ultraviolet është më i vogël. Për shëtitjet e bebit gjatë këtyre orareve këshillohet përdorimi i një mbulese të lehtë për karrocën, por pa bërë izolimin e ajrit.

Madje edhe veshja e tyre rekomandohet të jetë e lehtë dhe prej pambuku.

Një pyetje tjetër që prindërit ju drejtojnë shpesh mjekëve është: Cila është mbrojtja më e mirë për fëmijët?

Mjekët sqarojnë se kjo gjë varet nga lloji i lëkurës. Nëse fëmija është biond, lëkurëbardhë dhe me sy në ngjyrë të çelët, mbrojtja duhet të jetë e lartë, njësoj si me të rriturit. Por mjekët bëjnë një ndarje të këshillave në grupmosha, që nënat të jenë të orientuara më mirë sesi duhet të veprojnë me fëmijët e tyre gjatë ditëve të verës.

Kështu, për foshnjet 0-6 muajsh duhet mbajtur këto rregulla:

-Të mbahen larg rrezeve forta të diellit, (orët e pikut mes 10:00- 17:00). Arsyeja është se lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit.

Në lëkurën e tyre gjëndet pak Melaninë, që është pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve, dhe në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen nga dielli. Kjo është edhe arsyeja pse foshnjet janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit.

Për foshnjat që transportohen me automjete, mjekët këshillojnë të përdoren mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose të investohet në veshjen e tyre me filma UV, të cilat mund mbrojnë thuajse 100% nga rezatimi ultravjollcë. Në këtë moshë rekomandohet edhe zgjedhja e një kapele të gjërë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët. Foshnjet që mbajnë kapele në muajt e parë të jetës së tyre e kanë më të lehtë të mësohen me të në vijim.

Për bebet nga 6 deri në 12 muaj rekomandimet që sjellin mjekët kanë një tjetër karakter

Kjo është mosha që prindërit duhet të fillojnë të aplikojnë te fëmijët kremin mbrojtës kundra diellit, i cili duhet të jetë me specter mbrojtës SPF 50 dhe të aplikohet në fytyrë dhe trupin e fëmijës. Por prindërit duhet të tregojnë kujdes edhe në përzgjedhjen e kremrave, pra duhet të zgjedhin gjithmonë kremra të prodhuara posaçërisht për fëmijë. Kremi duhet të aplikohet 30  minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas çdo larje në det ose nëse ka djersitur. Rreziku që fëmijët e kësaj moshe të dehidratohen ose të përjetojnë goditje nga dielli është shumë e lartë.

Për fëmijët e moshës parashkollore detyrat e prindërve shtohen

Gjatë kësaj faze rritjeje prindërit duhet të edukojnë fëmijët mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit. Kremi mbrojtës duhet të jetë përsëri me spektër të gjerë SPF 50 por edhe rezistent ndaj ujit. Kremi në formë spray nuk duhet të aplikohet direkt në fytyrë, fillimisht vendoset në duar dhe më pas aplikohet në fytyrë.

Shpesh fëmijët bien pas lojrave në det apo rërë dhe nëse prindërit do ta tolerojnë në orët e pikut këtë gjë, atëherë rrezikojnë që fëmijët e tyre të pësojnë edhe goditje nga dielli, që është forma më e rëndë e dëmeve që vijnë nga rrezet e dielli. Ata duhet të sigurohen vashdimisht që fëmija po luan në ambjent me hije, si dhe të kujdesen që fëmijët të mbajnë veshur kapele dhe syze. Në fund mjekët e spitali Hygeia pohojnë fjalitë që duhet të mbeten edhe më gjatë në mëndje:

“Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen, duke marrë informacionin e duhur nga mjekët specialistë dermatologë”.

“E rëndësishme është që fëmijët të shijojnë stinën e bukur të verës në mënyrë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit”.

Pas

Zjarr në qarkun e Fierit, flakët rrezikojnë shtëpitë dhe serat përreth

Para

Pas marrjes së 60 bashkive, KQZ ‘shpërblen’ PS-në me 50 milionë lekë

Para
Reagojnë gratë deputete të PS-së: Xhisiela Maloku të mos përdoret politikisht

Pas marrjes së 60 bashkive, KQZ ‘shpërblen’ PS-në me 50 milionë lekë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.