Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një postim në Tëitter njofton se 9 ditë përpara zgjedhjeve janë printuar fletët e votimit për 6 qarqet e para të vendit.
Celibashi shkruan se kompania sllovene Cetis ka përfunduar printimin dhe paketimin e fletëve të votimit për 6 qarqe, Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.
Sipas Celibashit fletët e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.
Statusi i plotë nga Ilirjan Celibashi: Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.
Në këto zgjedhje shqiptarët do të votojnë për partinë dhe për kandidatin e preferuar në listë, të cilët nuk do të jenë me emra të shënuar, siç kërkonte opozita, por me numra.
(E.K/Faxweb.al)