I ftuar në studion e Fax News në një lidhje të drejtëpërdrejtë avokati Altin Goxhaj. Për të diskutuar në lidhje me prishjen e ndërtesave historike në Durrës. Ai u shpreh se PD u përpoq të bënte një platformë të djathtë dhe se janë shumë të drejtë në pikëpamjet e tyre , kanë punuar dhe janë lodhur, “por ç’vlerë kishte ajo”, u shpreh avokati, kur vetëm 24 orë më parë kandidati për kryetar bashkie Tiranë propozoi transport falas në Tiranë.
Ndër të tjera ai u shpreh:
“4 ditë më parë u paraqita tek konferenca e PD ku ata po bënin kushtetutën e parimeve të djathta, dhe unë shkova aty me shpresë se do të më lejonin të bëja një prezantim të një platorme fituese zgjdhjesh bazuar në 5 parimet e djathta në të cilën kollona e parë paraqiste 5 shtyllat e filozofisë së djathtë, pronën, në të cilën e shpjegoja në rastin tonë si çështja e banesave mbi 50 vjeçare , dhe unë paraqita sjelljet elektorale që po ndodhin, por edhe kush janë pasojat e kësaj sjelljeje, por edhe kush është rrugëdalja e vetme nga kjo gjë.
Natyrisht nuk mu la e drejta e fjalës, aty më thanë do të merremi me seksin e ëngjëjve jo me çështjet e fushatës, pra në sensin e çështjeve ideologjike, çështjet programore që ka zgjedhjet lokale, por do të flasim parim për të ardhmen e alienëve dhe të marsianëve. Ata që u përpoqën të bënin një platformë të djathtë janë shumë të drejtë në pikëpamjet e tyre , kanë punuar dhe janë lodhur, por ç’vlerë kishte ajo që bënë ata kur vetëm 24 orë më parë kandidati për kryetar bashkie Tiranë propozoi transport falas në Tiranë, pra ata folën në konferencë se si nuk duhet të jenë gjërat falas, por duhet të jenë pikërisht në kushtet e tregut si të rritet prodjimi, rrogat, ekonomia. Ndërkohë kandidati i tyre ua hodhi në erë të gjithën çfarë bënë ata me një lëvizje të vetme, dhe kjo do të vazhdojë mesa shoh.
Duhet të ishte paraqitja e një programi mbrojtës, agresiv të angazhimit maximal të gjithë opozitës në fushatë elektorale në parrulën që ne nuk do të lëmë të preken dhe nuk do të pranojmë asnjë ligj që të cënoj ndërtesat mbi 50-vjeçare sepse kjo cënon të drejtën kushtetuese të pronës dhe të gëzimit të saj nga vetë banorët ku ato janë vetë pronarët dhe ata e din vet se çfarë bëjnë me pronën e tyre. Shteti e ka paraqitur këtë si një program të sajin për të rregulluar hallet e mëdha që prodhon sistemi i ndërtimit në raport me tërmetet, por që ju e kuptoni shumë mirë tërmetet ranë dhe gjë nuk i gjeti një pjesë të këtyre pallateve”, u shpreh Goxhaj.